Ekipi kombëtar i hokeit i Suedisë, tashmë në rangun e fituesit të turneut “Kupa e Kanalit të Parë”, humbi ndeshjen me ekipin e Finlandës, që përfundoi me rezultatin 3:4 dhe, për këtë arsye, nuk mundi të arrijë me pikë ekipin e Rusisë në kualifikimin e përgjithshëm të Turneut Evropian të Hokeit.

Pas dy etapave të ndeshjeve të këtij Turneu ekipi kombëtar i Rusisë ka grumbulluar 12 pikë. Ekipi suedez “Tre Krunur” ka grumbulluar 9 pikë, ekipi i Republikës Çeke 8 pikë, ai i Finlandës 7 pikë. Lojtarët më të mirë të Turneut janë shpallur portieri i ekipit kombëtar të Suedisë Viktor Fasth, bashkatdhetari i tij, mbrojtësi i ekipit Stefan Kronwall dhe sulmuesi i ekipit kombëtar rus Aleksandër Radullov. Lojtari më i vlefshëm i Turneut u njoh Stefan Kronwall, i cili luan në Klubin e Ligës Kontinentale të Hokeit “Severstal” të qytetit rus Çerepovec.

0Etapa tjetër e Turneut Evropian të Hokeit - Kupa LG - do të zhvillohet në Suedi nga 9-12 shkurt të vitit 2012.