Heqja e plotë nga përdorimi e avionëve Tu-154 në Rusi do të marrë një apo dy vjet, njoftoi Kreu i Agjencisë Ruse të Aviacionit Aleksandër Neradko. Gjithçka do të varet nga ajo se sa shpejt kompanitë ajrore, që operojnë me këta lloj aeroplanësh, do të jenë në gjendje për t’i zëvendësuar ata me të tjerë. Në mars të këtij viti kompanive ajrore iu rekomandua të pezullojnë shfrytëzimin e parkut të aeroplanëve të tipit Tu-154M, të cilët duhet ti nënshtrohen përsosjes strukturore teknike.

Pikërisht të metat e evidentuara të këtyre aeroplanëve u bënë shkas për rritjen e konsiderueshme në dy vitet e fundit të numrit të incidenteve me Tu-154. Aleksandër Neradko përmendi rrëzimin e aeroplanit Tu-154M në Iran në vitin 2009 dhe në aeroportin e Moskës “Domodedovo” në dhjetor të vitit 2010.

0Tu-154 është një aeroplan reaktiv pasagjerësh me tre motorë i projektuar për aviacionin e linjave ajrore me ngarkesë të mesme, të cilët u konstruktuan në Bashkimin Sovjetik në vitet 1960 në Byronë e projektimit Tupolev. Prodhimi i tij në seri filloi në vitin 1968 dhe vazhdoi deri në vitin 1998. Gjithsej janë prodhuar 935 aeroplanë të tipit Tu-154.