Trupat pa jetë të 13 personave u gjetën gjatë operacioneve të kërkimit në Detin Okhotsk, ku u fundos platforma lundruese e shpimit “Kolskaja” («Кольская»). Platforma, e cila po transportohej me anë të tërheqjes me rimorkiator nga Gadishulli i Kamçatkës për në Ishullin Sahalin (Sakhalin), e përmbys dhe u fundos të dielën gjatë kushteve të motit me stuhi, kur lartësia e dallgëve arrinte lartësinë 5-6 metra dhe temperatura e ujit ishte zero gradë celsius, rreth 200 kilometra nga Ishulli Sahalin.

0Sipas njoftimeve paraprake, tragjedia ndodhi për shkak të mosrespektimit të rregullave të rimorkimit në kushte të këqija moti. Nga 67 personat që ndodheshin në bordin e tij u arrit të shpëtohen vetëm 14. Fati i 40 të tjerëve mbetet i panjohur deri tani. Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë 4 anije, 2 helikopterë dhe një aeroplan An-74. Më parë u gjetën 3 trape lundrues dhe 1 sandall (barkë shpëtimi), por pa njerëz brenda.