Në kozmondromin “Bajkonur” po përfundon përgatitja për lëshimin e raketëmbajtëses “Sojuz”, e cila do të çojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) anijen kozmike me ekuipazhin e ri në bord.

Sot “Sojuz” u vendos në platformën e startimit. Lëshimi i saj është planifikuar për datën 21 dhjetor. Në përbërjen e ekspeditës së re të SKN hyjnë kozmonauti rus Oleg Kokonenko, astronauti amerikan Donald Pettit dhe ai holandez Andre Kipers.

0Ata do të zëvendësojnë ekuipazhin aktual internacional të Stacionit dhe do të punojnë në të 5 muaj. Gjatë kësaj kohe anëtarët e ekspeditës do të realizojnë disa dalje në kozmos të hapur dhe do të zhvillojnë qindra eksperimente shkencore.