Vdiq Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong II. Për këtë njoftoi sot Televizioni Qendror i vendit. Në njoftimin e tij thuhet se Kim Jing II vdiq në moshën 69-vjeçare prej mbingarkesës së madhe mendore dhe fizike dhe nga një sëmundje që mori zhvillim të befasishëm me datë 17 dhjetor më 8.30 sipas orës lokale, gjatë kohës së udhëtimit me tren.

Ceremonia e varrimit të Udhëheqësit të Koresë së Veriut do të zhvillohet më 28 dhjetor, ndërsa zija kombëtare zyrtare do të mbahet deri më 29 dhjetor. Në komisionin për organizimin e ceremonisë funerale janë përfshirë 232 veta.

0Kim Jong II e ka udhëhequr Republikën Popullore Demokratike të Koresë që nga viti 1994, duke marrë timonin e drejtimit të vendit pas vdekjes së atit të tij Kim Sung II. Televizioni i Koresë së Veriut i bëri thirrje banorëve të vendit për të mbështetur djalin e vogël të udhëheqësit të ndjerë - Kim Jong Ung, të cilin ai po e përgatiste si pasardhësin e vet. Forcat e armatosura të Koresë së Jugut janë vënë urgjentisht në gjendje gatishmërie të lartë luftarake.