Fluksi i investimeve të huaja direkte në Rusi është rritur në mënyrë të ndjeshme. Për nëntë muajt e parë të këtij viti ai tejkaloi shumën 31 miliardë $, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Igor Koval. Bashkë me këtë ai vuri në dukje se jo të gjitha investimet janë njëlloj të rëndësishme për vendin.

0Sipas fjalëve të Igor Koval, Rusia ka nevojë për investime kapitale, para së gjithash, në sferat e ekonomisë që aplikojnë novacionet. “Është e rëndësishme që kompanitë e huaja të vijnë në Rusi me qëllim që të vendosin këtu komplekset e veta të teknologjive të larta, qendrat e tyre për hulumtime dhe zhvillime”, - theksoi ai.