Papa i Romës Benedikti i 16-të falenderoi Ukrainën për Pemën e Krishtlindjeve që i bëri dhuratë Vatikanit. Bredhin e solli delegacioni i kryesuar nga Zëvendëskyeministri i Ukrainës Boris Kolesnikov. Në audiencën në rezidencën e Papës Boris Kolesnikov vuri në dukje se për Kievin është tejet i rëndësishëm fakti i vendosjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të bredhit të sjellë pikërisht nga Ukraina.

Kreu i Kishës Katolike Romake uroi të pranishmit dhe të gjithë ukrainasit me rastin e afrimit të festave të Krishtlindjeve. Disa fraza të fjalës së tij ai i artikuloi në gjuhën ukrainase.

0Sipas traditës, e cila ka zënë fill që nga viti 1982, Pema e Krishtlindjeve i dhurohet Vatikanit nga vende të ndryshme. Këtë vit radhën e kishte Ukraina. Bredhi 30-metërsh u soll nga një prej rajoneve të Transkarpatit. Diametri i trungut është 30 centimetra, kurse pesha e vetë bredhit 4 ton.