Ekipi kombëtar rus e filloi etapën e dytë të Turneut Evropian të Hokeit - “Kupa e Kanalit të Parë” - me fitoren bindëse ndaj kampionëve aktualë botërore - finlandezëve - me rezultatin e thellë 3:0.

Trajneri i ekipit kombëtar të Finlandës Jukka Yalonen pranoi: “Rusia e meritoi fitoren. Të zotët e shtëpisë së Turneut luajtën shumë më mirë. Ne patëm mjaft shanse për të shënuar gola, por nuk ditëm ti shfrytëzojmë ato”.

0Golin e parë e shënoi mbrojtësi i ekipit të Kazanit “Ak Barsa” Ilia Nikulin. Të dytin lojtari i ekipit përfaqësues të Rusisë Denis Kokariev (“Dinamo”), kurse golin e tretë lojtari i ri i ekipit “Severstal” Vadim Shipaçov. Ekipi kombëtar rus ka grumbulluar tani 11 pikë - 7 më shumë se ekipi finlandez.