Denominimi nuk pritet në vitin 2012, deklaroi Kryetarja e Bordit drejtues të Bankës Kombëtarë të Bjellorusisë Nadiezhda Ermakova. Në të njëjtën kohë Banka Kombëtare po përgatitet të emetojë kartmonedhën e re me vlerë 200.000 rubla bjelloruse (18 euro).

0Duke folur për fatin e kartmonedhave me vlerë 50 dhe 100 rubla, Kryetarja e Bordit drejtues të Bankës Kombëtarë të Bjellorusisë vuri në dukje se “ato tani për tani janë të nevojshme, kurse kartmonedhat me vlerë 10 dhe 20 rubla e konsumuan tashmë veten”.