Qeveria e Holandës ka shtyrë vendosjen e ndalimit për shitjen e marihuanës turistëve deri në maj të vitit 2012. Ndërkohë autoritetet propozojnë lëshimin e lejeve për blerjen e marihuanës vetëm për shtetasit e mbretërisë. Supozohet që kjo masë të reduktojë fluksin e turistëve nga Belgjika, Gjermania dhe Franca, të cilët vijnë në Holandë apostafat për blerjen e drogës.

0Por kundërshtarët e këtyre masave tashmë kanë dalë kundër vendimit të qeverisë. Vendosja e një kufizimi të tillë në qytetet jugore të vendit tashmë u shty, kurse autoritetet e Amsterdamit deklaruan se turistët nuk pengojnë askënd dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e qytetit.