Parku i aviacionit rus u pajis me Mi-26 - helikopterët e prodhimit serik më të mëdhenj në botë. Në kuadër të porosisë shtetërore në fushën e mbrojtjes Qarku Ushtarak Lindor u pajis me 2 helikopterë të tillë gjigandë. Destinacioni kryesor i tyre është transportimi i ngarkesave në vendet ku nuk mund të ulet asnjë aeroplan. Mi-26 mund të transportojë deri në 20 ton mallra në distancë më shumë se 800 kilometra.

0Ushtarakët e qarkut të sipërpërmendur morën gjithashtu edhe helikopterë të modernizuar Mi-8. Këta helikopterë ushtarakë transporti mund të shfrytëzohen edhe për qëllime civile: gjatë likuidimit të katastrofave teknogjene, për shpëtimin e viktimave të fatkeqësive natyrore.