Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila bën thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në Rusi, është ligjërisht e pabazuar dhe e papranueshme nga pikëpamja etike dhe morale, thuhet në deklaratën e Këshillit të Federatës ruse.

0Deklarata tërheq vemendjen ndaj faktit se akoma nuk janë publikuar raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë. Përveç kësaj, në zgjedhjet parlamentare morrën pjesë 65 milionë votues, kurse ankesat dhe pretendimet e paraqitura numërojnë më pak se 2000. Prandaj, bile edhe sikur të supozohet se të gjitha pretendimet janë të justifikuara, fjalë mund të bëhet jo për më shumë se 0,5% të votuesve.