Autokolona e dytë e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë me ngarkesa humanitare për serbët e Kosovës tashmë hyri në territorin e Serbisë. Pas disa orësh 12 kamionë me 165 ton ndihma humanitare pritet të mbërrijnë në qytetin e Nishit, ku të premten do t’ia dorëzojnë ato përfaqësuesve të “Kryqit të Kuq” serb. Pas kësaj ndihma humanitare do ti përcillet serbëve në nevojë në veri të Kosovës.

0Kolona e parë e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ)  të Rusisë u ndalua nga përfaqësuesit e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe vazhdon të mbetet akoma në pikën kufitare “Jarinje”. Në përbërjen e saj hyjnë 25 kamionë, të cilët po çojnë për serbët e Kosovës 284 ton ndihma: mini-centrale elektrike me diesel, batanije, produkte ushqimore dhe enë kuzhine.