Bashkëpunimin e Rusisë me BE e pengon mentaliteti i vjetëruar i “Luftës së ftohtë”, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin sot në komunikimin televiziv direkt me qytetarët rusë. Përveç kësaj, tha Putin, vendi kryesor i botës perëndimore - SHBA - mban një qëndrim plot dyshim ndaj potencialit raketoro-bërthamor të Rusisë.

0Ai e quan “gabim të madh” faktin se SHBA do të dëshironin fillimisht “të reduktonin, të likuidonin” potencialin bërthamor të Rusisë, dhe vetëm pas kësaj ta trajtonin atë si partnere të mundshme. Sipas fjalëve të Vladimir Putinit, një pozitë e tillë nuk e lejon Evropën të punojë me Rusinë si me një aleate potenciale të vërtetë. Megjithatë, Putin shprehu besimin se integrimi në hapësirën euroaziatike është i nevojshëm dhe i pashmangshëm.