Kryeministri Vladimir Putin deklaroi sot në komunikimin televiziv direkt me qytetarët rusë, se Rusia nuk do ta ndërtojë politikën e saj të jashtme në mënyrë të tillë sikur vendi të ndodhet në rrethim armiqësor.

0Pasi vuri në dukje se bota multipolare është shumë më e komplikuar se ajo bipolare, ai thanë si vijon: “Njerëzit u lodhën nga diktati i një vendi. Ngandonjëherë duket sikur Amerika nuk ka nevojë për aleatë, asaj i duhen vasalë. Por ne do të vazhdojmë të ndërtojmë më tej marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara, sepse shoqëria amerikane nuk dëshiron tashmë të luajë rolin e xhandarit botëror”.