Dhjetori i vitit 2011 në Moskë do të hyjë në pesëshen ose bile në treshen e muajve të parë më të ngrohtë të dimrit në gjithë historinë e vëzhgimeve të motit, njoftuan në Byronë Hidrometeorologjike të kryeqytetit rus. E premtja dhe e shtuna (16 dhe 17 dhjetori) do të bëhen ditët më të ngrohta të kësaj jave, me temperatura anomalisht të ngrohta plus 7-8 gradë.

0Megjithatë rekordi i vitit 2006, dhjetorit më të ngrohtë me temperaturë anomale + 7.3 gradë, nuk do të arrihet të thyhet dot në 2011. Në vend të dytë, tani për tani, renditet dhjetori i ngrohtë i vitit 1960, kur temperatura anomale u regjistrua në shkallën + 6.3 gradë.