Teherani filloi ndërtimin e një objekti të ri bërthamor, njofton site i kanalit televiziv anglisht-folës iranian “Press TV” me referim tek deklarata e një deputeti të parlamentit të vendit.

0Sipas fjalëve të anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe për Politikë të Jashtme të Mexhlisit Avaz Heidarpour, objekti është projektuar për “përdorim civil”. Ndërtimi i tij po realizohet në provincën Isfahan. Siç deklaroi parlamentari iranian, vënia në shfrytëzim e këtij objekti, destinacioni i saktë i funksionimit të të cilit nuk bëhet i ditur, do të realizohet gjatë 3 viteve të ardhshme.