India do të blejë nga Rusia suplementarisht edhe 42 aeroplanë të modernizuar gjuajtës të tipit Su-30MKIs. Kontrata për blerjen e tyre planifikohet të nënshkruhet gjatë vizitës së sotme të Kryeminsitrit të Indisë Manmohan Singh në Moskë, njofton gazeta “Indian Express”. Sipas të dhënave të këtij botimi, vlera e marrëveshjes përbën rreth 3.7 miliardë $. Partia e parë e aeroplanëve gjuajtës do të dërgohet në Indi në vitin 2014.

0Gjuajtësi i modernizuar rus Su-30MKIs është i padukshëm nga radarët e kundërshtarit dhe mund të mbartë armatime të rënda, në veçanti, versionin e adaptuar për aviacionin të raketës kruz supersonike ruso-indiane “BrahMos”.