0Kryeministri Vladimir Putin shpreson se Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani do të mund të kalojnë në të ardhmen tek përdorimi i monedhës unike. Duke iu përgjigjur pyetjeve që iu drejtuan atij nga qytetarët rusë në eter të drejtpërdrejtë televiziv, ai pranoi se tre vendet nuk kanë arritur akoma nivelin e integrimit të Bashkimit Evropian, por fjalë bëhet për një mundësi të tillë në të ardhmen, pas lançimit të Hapësirës Unike Ekonomike dhe kalimi tek formimi i Unionit Euro-Aziatik.