Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dërgoi një deklaratë në KQZ që përmban refuzimin e mandatit parlamentar, i cili i takon atij si lider i listës federale të Partisë “Rusia e Bashkuar” mbi bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit. Pas kësaj mandati i Dimitri Medvedievit mund ti jepet një anëtari tjetër të kësaj partie.

0Sipas ligjit mbi zgjedhjet, kandidati i zgjedhur deputet i Dumës Shtetërore, është i detyruar të paraqesë në KQZ ose kopjen e urdhërit mbi lirimin nga detyra e papajtueshme me statusin e deputetit, ose deklaratën me shkrim mbi refuzimin e mandatit parlamentar. Në këtë rast mandati i tij mbetet vakant dhe i transferohet nga KQZ-ja një kandidati tjetër nga e njëjta listë federale.