Vladimir Putin i quajti të shëmtuara, të neveritshme dhe rrëqethëse kuadrot e filmimeve televizive të vrasjes pa gjyq të ish udhëheqësit libian Muammar Gaddafi. “Gjithë botës i demonstruan se si e vranë atë”, - theksoi Kryeministri rus.

Gaddafin, sipas fjalëve të Vladimir Putin, e likuiduan avionët e papilotuar të huaj, duke përfshirë edhe ata amerikanë. Kryeministri e vuri në dyshim karakterin demokratik të një hapi të tillë.