Rusia do ti dorëzojë këto ditët e afërta 3 helikopterët e parë transportues ushtarakë Mi-17V5 Afganistanit, kurse deri në fund të vitit do të realizojë dërgesat edhe të 9 helikopterëve të tillë për porositësin, njoftoi Zëdhënësi i kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë.

0Vlera e kontratës ruso-amerikane për pajisjen e forcave afgane të sigurisë me helikopterë Mi-17V5 është 375.050.000 $. Kontrata parashikon prodhimin nga uzina e helikopterëve e Kazanit dhe dërgimin në Afganistan të 21 helikopterëve gjatë viteve 2011-2012. Këto aparate fluturuese destinohen për zgjerimin e parkut tashmë ekzistues të helikopterëve të prodhimt rus Mi-17 të forcave sigurisë kombëtare të Afganistanit.