Shkencëtarët amerikanë për herë të parë do të kenë shansin të vërejnë katastrofën në shkallë kozmike - gëlltitjen, thithjen e objektit nga “vrima e zezë”. Astronomët e Agjencisë Hapësinore të SHBA (NASA) zbuluan në qendër të galaktikës sonë një re gjigande gazi, e cila rrotullohet në formë spirale rreth një “vrime të zezë” masive. Shpejtësia e rrotullimeve të saj është vazhdimisht në rritje për shkak të ndikimit të forcës së fuqishme gravitacionale.

0Reja ndodhet rreth 40 milionë kilometra nga “vrima e zezë” dhe, sipas vlerësimeve të ekspertëve, do të “vdesë” në më pak se dy vjet.