Gjatë komunikimit në “linjë direkte” televizive me qytetarët e Rusisë Kryeministri Vladimir Putin deklaroi, se “revolucionet me ngjyra” janë një skemë tashmë e përpunuar mirë për destabilizimin e shoqërisë.

“Mendoj se ajo nuk lindi ashtu krejt rastësisht, vetëvetiu”, - vuri në dukje ai. Putin kujtoi ngjarjet e “revolucionit portokalli” në Ukrainë. “Meqë ra fjala, disa nga opozitarët tanë kanë qenë në atë kohë në Ukrainë dhe e transferojnë krejtësisht natyrshëm këtë praktikë në tokën ruse”, - deklaroi ai.

Kryeministri, sipas fjalëve të vetë atij, i perceptoi shiritat e bardhë, të cilët u përdorën nga pjesëmarrësit e mitingjeve ruse të opozitës për zgjedhje të ndershme, si simbol të luftës kundër SIDA-s. Ai tha gjithashtu, se shpreson shumë që gjykatat do ti shqyrtojnë objektivisht të gjitha paditë e pretendimet e paraqitura për falsifikime gjatë zhvillimit të zgjedhjeve.