Çmontimi përfundimtar i reaktorëve problematikë të centralit bërthamor, që pësoi avari serioze në mars të këtij viti “Fukushima-1”, do të marrë 40 vjet. Një parashikim të tillë bënë ekspertët e kompanisë operatore të centralit bërthamor “Tokyo Electric Power” dhe qeveria e Japonisë.

0Më parë ekspertët e patën vlerësuar afatin e mundshëm të çmontimit të  “Fukushima-1” në 30 vjet, por u detyruan ta rishikojnë atë për shkak të disa etapave shumë të komplikuara të kësaj pune. Likuidatorët do të jenë të detyruar të punojnë vazhdimisht në kushte sfondi të lartë rrezatimi radioaktiv, gjë kjo që do të kërkojë shfrytëzimin aktiv të robotëve me telekomandim në distancë. Përveç kësaj, specialistët duhet të ndërmarrin përpjekje serioze për parandalimin e rrjedhjeve të mëtejshme të materialeve radioaktive përtej territorit të centralit bërthamor.