Kryeministri rus Vladimir Putin nuk vëren asgjë të jashtëzakonshme në faktin e zhvillimit të demostratave që patën vend pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit. Rezultatet e zgjedhjeve, pa dyshim, pasqyrojnë raportin aktual të forcave politike në vend, mendon Kryeministri. Pakënaqësia e opozitës nga rezultatet e tyre është plotësisht e kuptueshme: kjo ndodh gjithmonë në të gjitha vendet e botës.

Putin pranoi, se për një sërë arsyesh, ndër të tjera edhe për shkak të krizës, Partia drejtuese “Rusia e Bashkuar” i humbi pjesërisht pozitat e veta. Por ajo arriti të ruajë megjithatë shumicën në parlament, dhe ky është një rezultat pozitiv.