Rusia është një nga partneret kryesore tregtare të BE-së. Për këtë dëshmojnë qartë të dhënat e bëra publike nga Agjencia Statistikore Evropiane në vigjilje të samitit Rusi-BE. Për 9 muajt e parë të këtij viti qarkullimi tregtar midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian arriti në 225 miliardë euro. Kjo shumë është me 47 miliardë euro më e madhe se ajo e një viti më parë. Eurostat arriti në konkluzionin, se marrëdhëniet ekonomike me mes Rusisë dhe BE-së kanë dalë tashmë në nivelin e tyre të para krizës.

0Për 9 muajt e kaluar pjesa e Rusisë në portofolin e eksportit të BE-së përbëri 7% - ajo parakalohet vetëm nga dy vendeve - SHBA dhe Kina. Lidhjet më të ngushta tregtare Rusia i ka vendosur me Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Holandën.