Rusia nuk do të lejojë që “aprovimi” për dërgimin e ndihmave humanitare për serbët kosovarë, që e ka bllokuar aktualisht policia e BE-së në kufirin administrativ të Serbisë dhe Kosovës, të pritet të vijë nga Prishtina. Për këtë deklaroi Ministri rus i Situatave të Jashtëzakonshme Sergei Shojgu. Ai kujtoi, se në territorin e Kosovës u lejuan të hyjnë 2 kamionë, ndërsa automjeteve të tjera iu imponua përcjellja.

0Sipas fjalëve të Sergei Shojgu, Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) e Rusisë po vepron në pajtim të plotë me rezolutën e OKB-së dhe po dërgon në Kosovë një ngarkesë ekskluzivisht humanitare. “MSJ është e gatshme për çdo kontroll doganor të ngarkesave, por për të gjithë duhet të jetë mëse e qartë se autokolona po shkon në enklavën serbe të qytetin e Mitrovicës. Këtë çështje duan t’ia lënë për gjykim qeverisë së Prishtinës, gjë kjo që është krejtësisht e palejueshme”, - konkludoi Sergei Shojgu.