Në prag të startimit të Kupës së Kanalit të Parë në Moskë në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” trajneri kryesor i Ekipi kombëtar rus të hokeit Zinetulla Bilialetdinov vuri në dukje si vijon: “Ky turne ka qenë gjithmonë një festë e vërtetë për ne. Në kuadër të turneut, i cili më parë quhej “Çmimi i gazetës “Izvestia”, ne zhvillonim gjithmonë shumë aktivitete mjaft interesante. Dhe ne kishim gjithmonë dëshirë të dilnim fitimtarë në shtëpinë tonë, të kënaqnim tifozët tanë”.

0Sipas fjalëve të Zinetulla Bilialetdinov, ai nuk është aspak ithtar i hokeit mbrojtës: “Në Kampionatin e fundit Botëror të hokeit problemet kryesore ekipi ynë i kishte në mbrojtje. Prandaj, kur fillova të punoj me të, unë në radhë të parë vendosa ti kushtoj më shumë vemendje teknikës së lojës në mbrojtje. Pikërisht një stili të tillë do ti përmbahemi në turneun e Kupës së tanishme të Kanalit të Parë në Moskë”.