Në Rusi në vitin 2012 do të fillojë të aplikohet sistemi tax free, falë të cilit turistët e huaj gjatë blerjes së veshjeve, këpucëve, pajisjeve elektonike, dhuratave dhe produkteve ushqimore me vlerë jo më pak se 315 $ (në të ardhmen shuma minimale e faturës ka mundësi të reduktohet) do të kenë mundësi ti kthejnë vetes TVSH-në. Të huajt mund të rimbursojnë deri në 15% të TVSH-së në rastin e blerjes së mallrave të zakonshme dhe 8% gjatë blerjes së sendeve për fëmijë.

0Dyqanet, që do të përfshihen në këtë projekt, do të shënohen me një ikonë të veçantë. Dokumentet për rimbursimin e TVSH-së, pas kalimit të kontrollit doganor në aeroport, mund ti hidhni në kutinë postare TaxFree. Rimbursimi i TVSH në kartën bankare apo me çek në adresë të klientit do të realizohet brenda 3 muajve.