Në marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së lindi një konflikt i ri. Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) bllokoi dërgimin e ndihmës humanitare nga Rusia për serbët që jetojnë në Kosovë. Autokolona me kamionët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë u ndal në kufirin administrativ mes Kosovës dhe Serbisë.

Në përbërjen e autokolonës hyjnë 25 kamionë që po transportojnë mini-centrale elektrike diesel, batanije, produkte ushqimore dhe mobilje të palosshme për terren fushor me peshë të përgjithshme 284 ton. Ngarkesat duhet të çohen në qytetin Mitrovicë dhe ti dorëzohen zyrës së atjeshme të “Kryqit të Kuq”. Dhe nga ajo se sa shpejt do të mbërrijnë shpëtuesit rusë, do të varet jeta e shumë njerëzve, deklaroi Sekretarja e përgjithshme e “Kryqit të Kuq” në Mitrovicë të Kosovës Vesna Milenoviç.

Përfaqësuesit e EULEX-it po përpiqen ti imponojnë bashkëpunëtorëve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonsme të Rusisë shpurën, shoqërimin e tyre. Por, sipas njoftimeve të diplomatëve, në këtë grup përcjellës s’dihet se si u ndodhën kufitarët, doganierët dhe gazetarët shqiptarë kosovarë. Pala serbe beson se po përgatitet një provokacion: sikur gjoja shqipëtarët kosovarë nën maskën e mbulimit me shpëtuesit rusë duan të hyjnë në territoret serbe dhe të marrin nën kontrollin e vet një nga pikat kufitare kyçe në kufirin administrativ me Serbinë. Ja mendimi i deputetit të parlamentit serb nga partia radikale “Sheshel” Dejan Miroviç:

- I gjithë problemi konsiston në atë, se Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dëshiron të hyjë së bashku me autokolonën ruse në Kosovë, ku ndodhen forcat serbe. Ky është një shantazh. Arsyeja e dytë e krijimit të një situate të tillë  - rusët nuk duan të kalojnë nga pika e dytë kufitare, ku shërbejnë doganierët nga Prishtina. Aktualisht situata ka hyrë në udhë pa krye. Mendoj se ky është një provokim i Bashkimit Evropian, i cili nuk dëshiron që Rusia si shtet, i cili e ka mbështetur gjithmonë Serbinë, të ndihmojë njerëzit tanë në Kosovë. Por turpi më i madh bie mbi Beogradin, që nuk po bën asgjë në këtë rast.

Në mënyrë më të ashpër ndaj situatës së krijuar reagoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO Dimitri Rogozin:

- Nga pikëpamja e rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare ky është me të vërtetë arbitraritet ekstrem. Ndërsa nga këndvështrimi politik kjo është përpjekje e Perëndimit dhe shqiptarëve kosovarë për tu mbyllur serbëve, të cilët jetojnë në vendbanime kompakte në veri të Kosovës, dritaren e fundit me botën, duke i dënuar ata në këtë mënyrë me vdekje të ngadalshme. Veprimet, që po ndërmerret aktualisht nga autoritetet shqiptare kosovare, autorizohen, në fakt, nga policia evropiane (EULEX), e cila është vendosur në Kosovë. Dua t’ju kujtoj, se sot Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pritet të arrijë në Bruksel, kurse nesër atje do të mbahet samiti Rusi-BE. Mendoj, se kjo temë do të jetë një nga më të rëndësishmet në këtë diskutim. Prandaj ne ngandonjëherë pyesin veten (qoftë me shaka ngandonjëherë, apo tanimë seriozisht) - mos do të ishte vallë më mirë që autokolonat me ndihma humanitare ti nisnim tani me tanke?

0Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu tashmë deklaroi se shpëtuesit rusë në asnjë rrethanë nuk do të përmbushin kërkesat e paligjshme të policëve evropianë. Kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me Misionin e EULEX-it edhe diplomatët rusë.

Roman Mamonov