Autokolona e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) me ndihma humanitare është bllokuar në vijën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. 2 nga 25 kamionët e saj hynë në territorin e Kosovës. I treti ka mbetur në terminal, kurse makinat e tjera presin në anën e territorit serb.

0Procedura e zhdoganimit u ndal papritmas me urdhër të udhëheqjes së Misionit EULEX në Kosovë pa asnjë shpjegim. Sipas mendimit të Ambasadorit të Rusisë në Serbi Aleksandër Konuzin, në bazë të këtyre veprimeve “qëndrojnë motivet politike”. Siç u bë e ditur, udhëheqja ruse ka ndërmend ta ngrejë çështjen e autokolonës me ndihma humanitare për serbët kosovarë në samitin e ardhshëm Rusi-BE në Bruksel.