Sasia mesatare e rendimentit të drithërave në Ukrainë arriti në 38 kv. për hektar, ndërsa e misrit 64 kv. për hektar. Në vitin 2010 prodhimi i drithërave në vend ra 14,7% në krahasim me periudhën analogjike të vitit 2009.

0Në periudhën e vitit të marketingut (afati gjatë së cilit brenda një viti kalendarik realizohet shitja e mallrave të një asortimenti të caktuar) 2011-2012, Ukraina do të ketë mundësi të eksportojë deri në 27 milionë ton drithëra. Një vit më parë jashtë shtetit u furnizuan 7 milionë ton drithëra ukrainase.