SHBA duan të shkatërrojnë OPEC-un, deklaroi Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez. Ai vuri në dukje, se Uashingtoni ndoqi pikërisht këtë qëllim kur ndërmorri agresionin kundër Irakut dhe Libisë dhe kur del me kërcënime në adresë të Venezuelës, Ekuadorit dhe vendeve të tjera të kësaj Organizate.

0“Pas vdekjes së Muammar Gaddafi Libia nuk ekziston më, pasi autoritetet e reja të këtij vendi i nënshtrohen perandorisë amerikane. Në Irak situata u zhvillua jo sipas skenarit të dëshirueshëm për amerikanët, sepse zgjedhjet i fituan ata që u interesojnë SHBA. Po e njëjta gjë po ndodh edhe në vende të tjera, për shembul, në Egjipt”, - deklaroi Hugo Chavez dhe kërkoi nga Uashingtoni që të heqë dorë kërcënimet kundër Iranit dhe shteteve të tjera.