Njëri nga themeluesit e korporatës kompjuterike “Microsoft” Paul Allen vendosi të ndërtojë një aparat të papilotuar kozmik për lëshimin e raketave dhe  transportimin e mallrave në orbitë. Supozohet që ai të nxjerrë në kozmos satelitët si dhe raketat me pajisje shkencore për Stacionin Kozmik Ndërkombëtar.    

0Aparati i papilotuar gjigand kozmik do të pajiset me 6 motorë të aeroplanëve “Boeing 747”. Shtrirja e krahëve të tij do të përbëjë 117 metra. Në rast se ky projekt do të dalë i suksesshëm, atëhere ai do të bëhet aeroplani më i madh në botë.