Paul McCartney do të japë sot një koncert në kryeqytetin rus. Ai është përfshirë në programin e turneut evropian të ish anëtarit të grupit legjendar “The Beatles”.

Gjatë kohës së qëndrimit të vet në Moskë Paul McCartney parashtroi një sërë kërkesash të pazakonta. Në veçanti, në dhomën e grimit të tij, përveç perdeve të rënda prej cohe të zezë, TV satelitor dhe mobiljeve në ngjyrë kafe të çelët, duhet të jenë edhe 16 palma si dhe 6 kompozicione me gerbera të ngjyrave të ndryshme.

0Koncerti i sotëm do të jetë i treti për Paul McCartney në Moskë. Koncertin e vet në fundit në kryeqytetin rus ai e ka mbajtur në vitin 2003 në Sheshin e Kuq të Moskës.