Zjarri që përfshiu urën në ndërtim e sipër mbi limanin Briri i Artë në qendër të qytetit Vladivostok (Lindja e Largët e Rusisë) është shuar plotësisht. Këtë mëngjes zjarrfikësit përfunduan eliminimin e vatrave e zjarrit që vazhdonin të digjeshin mbyturazi, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë.

Shiko galerinë fotografike

Zjarri shpërtheu të hënën në mbrëmje. U dogj forma e drurit (formwork) për derdhjen e betonit të një prej shtyllave mbështetëse të pjesës së mbikalimit të urës. Nga flakët u përfshi një sipërfaqe prej 500 metra katrore, ndërsa lartësia e gjuhëve të zjarrit arriti deri në 64 metra. Konstruksionet bazë të urës nuk pësuan dëm gjatë kësaj. Të lënduar, fatmirësisht, nuk ka.

0Ura po ndërtohet për samitin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), i cili do të mbahet në vitin 2012 në Vladivostok. Autoritetet e qytetit siguruan se ajo do të ndërtohet në kohë.