Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk lejon kalimin e kamionëve rusë me ndihma humanitare nëpër pikën e kontrollin “Jarinje”, e cila ndodhet në kufirin administrativ midis Kosovës dhe Serbisë. Pasi dy kamionët e parë kaluan pa problem të gjitha procedurat e nevojshme doganore, procedura e aplikimit u ndal pa asnjë shpjegim.

0Në momentet aktuale vetëm 2 nga 25 kamionët me ndihma humanitare kanë hyrë në territorin e Kosovës. Kamioni i tretë ka ndaluar në terminal, kurse automjetet e tjera presin në anën serbe të kufirit. Autokolona e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë po çon për serbët kosovarë mini-centrale elektrike, batanije, produkte ushqimore, enë kuzhine dhe mobilje të palosshme fushore - ndihma humanitare me peshë totale 284 ton.