Ankesat për shkelje gjatë zhvillimit të zgjedhjeve për Dumën Shtetërore të Rusisë duhet të merren në shqyrtim dhe për to do të merren vendime të drejta, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin me krerët e partive politike parlamentare. Sipas mendimit të tij, pjesën më të madhe të komiteteve të Dumës së VI Shtetërore duhet ta kontrollojë opozita. Kjo është e nevojshme për të garantuar të drejtat e të gjitha partive në Dhomën e Ulët të parlamentit.

0Ai deklaroi gjithashtu se autoritetet e Rusisë duhet të ndërmarrin hapa të vendosur në sferën politike, duke përfshirë edhe ata për heqjen e kufizimeve të akumuluara për ushtrimin e aktivitetit politik, me qëllim që të parandalohet hendeku midis grupeve sociale dhe instituteve.