Sipas informacionit që i dha Radiostacionit “Zëri i Rusisë” prej vendit të ngjarjes korrespondenti i Agjencisë “RIA Lajmet” Aleksandër Shishllo, 4 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pas hedhjes nga një grup personash të panjohur të armatosur të disa granatave në drejtim të njerëzve që ndodheshin në stacionin e autobusit në qendër të qytetit. Dihet se kriminelët tentuan të lirojnë shokun e tyre, të cilin policia po e shoqëronte për në Pallatin lokal të Drejtësisë.

0Sipas informacionit më të fundit, bashkëpunëtorët e ruajtjes së rendit tani janë vënë në ndjekje të disa kriminelëve të armatosur, në qendër të qytetit dëgjohen të shtëna. Pjesa qendrore e Liege është bllokuar nga policia, atje është vendosur perimetri i gjerë i sigurisë. Policia urdhëroi tërheqjen nga qyteti të gjithë transportit publik urban.