Dy persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën si rezultat i një akti terrorist në qytetin belg Liezh (Liege), njoftoi të martën përfaqësuesi i Këshillit Publik të Liezhit. “Janë plagosur rëndë 7 persona, mes jetës dhe vdekjes ndodhet një fëmijë 2-vjeçar”, - deklaroi përfaqësuesi i autoriteteve komunale.

0Sipas njoftimeve të policisë, dy kriminelë hodhën granata në stacionin e autobusit në afërsi të Sheshit Shën Lambert të Liezhit, ndërsa më pas hapën zjarr mbi njerëzit që ndodheshin atje me automatikë “Kallashnikov”. Njëri nga kriminelët e vra, policia është vënë në ndjekje të të dytit. Qendra e qytetit është bllokuar.