Udhëheqësi i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov paraqiti në KQZ dokumentet në lidhje me kandidaturë e tij për president të vendit në zgjedhjet e 4 marsit të vitit 2012. Brenda 5 ditëve duhet të përfundojë verifikimi i tyre, ndërsa më pas KQZ-ja do të zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me regjistrimin e përfaqësuesve që do të merren me çështjet financiare të kandidatit dhe hapjen e llogarisë së tij për formimin e fondit të zgjedhjeve.

0Sergei Mironov u bë kandidati i dytë që dorëzoi dokumentet në KQZ për emërimin. Më parë këtë e bëri Lideri i Partisë “Rusia e Bashkuar”, Kryeministri Vladimir Putin.