Gati 5000 vetë u vranë dhe 14.000 të tjerë u arrestuan në Siri si rezultat i shpëndarjes së dhunshme të demonstratave anti-qeveritare. Për këtë deklaroi të hënën Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit. Ajo i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’ia drejtuar çështjen e situatës së krijuar në Siri për shqyrtim Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

0Që nga marsi i këtij viti në Siri nuk kanë rreshtur demonstratat anti-qeveritare. Për shkak të represionit të ashpër të protestave në këtë vend SHBA, BE-ja dhe Lidhja e Shteteve Arabe vendosën kundër Damaskut një sërë sanksionesh ekonomike.