Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua autoriteteve iraniane me kërkesën për t’i kthyer SHBA avionin e papilotuar amerikan të rrëzuar prej forcave ajrore të vendit. Aparati fluturues në fjalë shkeli hapësirën ajrore të Republikës Islamike më 4 dhjetor. Sipas disa të dhënave, avioni i papilotuar amerikan po merrej me mbledhjen e informacionit mbi objektet bërthamore iraniane.

0Javën e kaluar gjenerali Hossein Sallam deklaroi se Teherani nuk ka ndërmend t’ua kthejë avionin amerikanëve. Sipas fjalëve të tij, një incident i tillë konsiderohet nga çdo vend si akt armiqësor që përbën rrezik kërcënues për sigurinë kombëtare. Specialistët iranianë do të ndërmarrin një studim të imtësishëm të trofeut.