Forcat Ajrore të Rusisë u pajisën me 4 bombardues të rinj të linjës së parë të frontit Su-34. Ata janë njëlloj efektivë si natën, ashtu dhe ditën dhe në të gjitha kushtet e motit janë të aftë të likuidojnë armikun jo vetëm në tokë, por dhe në det.

0Nga Novosibirsku (Siberi), ku u konstruktuan avionët bombardues në fjalë, deri në bazën ajrore nën Voronezh (në jug të Moskës) ata mbërritën për 3 orë. Su-34 është i aftë të fluturojë me një shpejtësi deri në 1900 km/orë, distanca maksimale e fluturimit të tij është 4000 kilometra. Su-34 është i pajisur me aparaturat më të fundit radio-elektronike dhe raketa të klasës ajër-ajër, të cilat i lejojnë avionit Su-34 të plotësojë jo vetëm funksionet e bombarduesit, por dhe gjuajtësit për zhvillimin e luftimeve në ajër.