Administrata kombëtare për Aeronautikën dhe Studimin e hapësirës kozmike të SHBA (NASA) planifikoi për datën 7 shkurt të vitit 2012 fluturimin në orbitë të anijes transportuese private kozmike “Dragon”. Raketa “Falcon 9” do ta çojë atë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) për ankorim, thuhet në njoftimin e NASA-s.

0NASA dhe kompania “SpaceX” kanë ndërmend të kombinojnë 2 fluturime provë - fluturimin në SKN dhe bashkimin (ankorimin) me Stacionin. Në rast se prova me anijen private kozmike “Dragon”, e cila është e aftë të transportojë në SKN deri në 6 ton ngarkesa, do të dalë e suksesshme, do të fillojnë atëhere të realizohen fluturimet e rregullta të saj. Gjithsej planifikohen jo më pak se 12 misione të tilla me këtë anije kozmike.