Pronari i Shtëpisë botuese “Kommersant” miliarderi Alisher Usmanov pushoi nga puna Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqërisë së Mbyllur Aksionere “Kommersant-Holding” Andrei Galiev dhe Kryeredaktorin e revistës “Kommersant Vlast” Maksim Kovalenko. Dha dorëheqjen gjithashtu nga posti i vet edhe Drejtori i përgjithshëm i Shtëpisë botuese “Kommersant” Demian Kudriavtsev.

“Shkas për këto pushime nga puna u bënë disa publikime në numrat e fundit të revistës, të cilat pronari, i cili më parë nuk ndërhynte në veprimtarinë gazetareske të botimeve të veta, i konsideroi si shkelje të etikës gazetareske”, - shkruan botimi “Gazeta.ru”.

0Një burim i njohur mirë me situatën njoftoi për Agjencinë “Interfax”, se arsyeja e shkarkimit të Kryeredaktorit dhe Drejtorit të përgjithshëm u bë publikimi në numrin e fundit të revistës të materialit që përmbante prova të supozuara të dëshmitarëve okularë mbi falsifikimet, manipulimet  që patën vend në zgjedhjet e 4 dhjetorit për Dumën Shtetërore në Rusi.