Rusia dhe Azerbajxhani po fillojnë në Baku bisedimet për stacionin e radiolokacionit “Gabala” që merret me qira nga Federata Ruse, i cili u ndërtua gjatë epokës sovjetike si një nga elementët më të rëndësishëm të sistemit të mbrojtës antiraket të Bashkimit Sovjetik. Edhe pasi Azerbajxhani fitoi pavarësinë dhe stacioni i radiolokacionit u ndodh në pronësi të tij, Rusia vazhdoi ta përdorë këtë radar. Afati i qirasë së tij skadon më 24 dhjetor.

0Sipas fjalëve të Ministrit rus të Mbrojtjes Anatoli Serdiukov, Rusia është e interesuar në ruajtjen e vlerës së vjetër të qirasë, por gjatë kësaj dëshiron të reduktojë në mënyrë të qenësishme territorin e shfrytëzueshëm prej saj të stacionit të radiolokacionit. Radari do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë dhe për këtë, duhet thënë, nuk do të kërkohet ndonjë vëllim i madh i infrastrukturës inxhinierike të komunikacionit.