Në urën në ndërtim e sipër mbi limanin Briri i Artë të hënën në mbrëmje ra zjarr. U dogj një formë druri (formwork) për derdhjen e betonit të një prej shtyllave mbështetëse të pjesës së mbikalimit të urës. Vatra e zjarrit lindi në lartësinë 64 metra dhe gjuhët e flakëve u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe prej 500 metra katrore. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 167 zjarrfikës dhe 38 njësi teknike speciale.

Shiko galerinë fotografike

Zjarri u arrit të lokalizohet vetëm aty nga mesi i natës, kurse likuidimi i vatrave të djegies mbyturazi të tij po vazhdon deri tani. Njoftime mbi viktima fatmirësisht nuk ka. Pas shuarjes së zjarrit shumë rrugë ngrinë duke u bërë shkas për bllokimin e trafikut në disa akse automobilistike.

0Ura mbi limanin Briri i Artë është një nga objektet që po ndërtohen me rastin e zhvillimit në Vladivostok të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit në vitin 2012. Ura në fjalë planifikohej për inaugurim në verën e vitit 2012.