Në elektrostacionin atomik “Kalininskij” u vu në shfrytëzim, tani për tani me gjysmën e kapacitetit të projektuar, blloku i katër i energjisë. Ceremonia e lançimit të tij u zhvillua në praninë e Kryeministrit Vladimir Putin.

0Elektrostacioni atomik “Kalininskij” ndodhet rreth 350 kilometra në veri të Moskës dhe është një nga centralet më të mëdha bërthamore të pjesës qendrore të Rusisë. Ndërtimi i bllokut të katërt të energjisë u pezullua në vitin 1991 dhe rifilloi vetëm në vitin 2007.